20.8 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Eqrem Kryeziu: Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!

Isa Mustafa me Eqrem KryeziunIsh-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se ngërçi politik Kosovës nuk i ka sjell vetëm dëme, por edhe turp të madh. Ai i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Republikës e jo interesin e tyre personal.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kryeziu ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri stabile, e jo krijim i mureve në mes të subjekteve politike që, sipas tij, janë shumë të dëmshme për vendin.
“Pikërisht në gazetën tuaj, gjatë procesit zgjedhor e pata shfaqur opinionin tim: se duhet një qeverisje stabile, si domosdoshmëri, na pëlqen a jo. Atëherë reaguan zyrtarët e partisë, ‘sus’ thanë. Sejdiu dhe vogëlsia ime rrënuam muret partiake, të dëmshme për Kosovën. Ishte fitore e madhe, përkundër përjetimeve të caktuara. Tani ngritën përsëri mure mes partive, mure ndaj mendimit të lirë, kur vjen nga Shqipëria, por nuk ka mure me Qeverinë serbe kur tha: ‘Neka drug Isa bude predsednik Skupštine!’ (Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!) Bukur. Them se kjo s’ka nevojë për mëlmesa të tjera”, ka thënë Kryeziu.

Në pyetjen se kush ka të drejtë t’i formojë institucionet, Kryeziu është përgjigjur: “Sa i përket së drejtës për formimin e institucioneve, ka folur Kushtetuesja”, është shprehur ai. Ai e ka kritikuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se nuk e ka mbajtur premtimin për t’u larguar nga partia nëse do t’i humbiste zgjedhjet. Madje Kryeziu, duke ironizuar, ka deklaruar se liderit të LDK-së “papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë”.

“More burrë, meqë nuk fitoi partia, ai do ta mbante premtimin dhe do të ikte nga LDK-ja, mirëpo papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë. Për të mirën tonë, njeri! Pse nuk më mbushet mendja për këtë gjë? Diçka nuk është në rregull me mua”, është shprehur ai.
Kryeziu, i cili pas zgjedhjeve të 8 qershorit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet partiake, ka refuzuar ta quajë Isa Mustafën lider të LDK-së. Kreut të LDK-së ai iu ka referuar vetëm si qytetari Isa. “Detyrohem që presidentes Jahjaga t’i kërkoj falje. Kam qenë kritik, por shiko tani se si burrat i hanë fjalët e veta. Ama, për interes të Kosovës! Prandaj e kam të pamundur ta quaj kryetar qytetarin Isa”, ka deklaruar ish-zyrtari i LDK-së.

Më tutje, Kryeziu ka deklaruar se po të ishte në pozitën e liderëve aktualë politikë do ta shikonte vetëm interesin nacional. “Është shumë e sigurt se do ta shikoja interesin e Republikës. Njeriu publik nuk është aty për preferencat dhe shijet personale”, ka deklaruar Kryeziu.

Më Shumë

Limaj me uniformë të veteranit bën homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë,...

Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

Gazetaria shqiptare ka humbur një nga emrat e saj më të njohur. Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare gazetari, analisti dhe publicisti Artur...

Kërkimi

Lajmet e Fundit