Erdhi nga ShBA-ja për të votuar në Ratkoc të Rahovecit

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasditen e së shtunës ka ardhur Tonny Hoti, enkas për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar, raporton,Ekonomia Online.

Hoti për Ekonomia Online, thotë se e drejta për të votuar ishte arsyeja kryesore që e solli kësaj radhe në Kosovë.

“Jam nga Ratkoci Komuna e Rahovecit. Kam ardhur për votime, për të votuar. Do të votojmë ta kryejmë atë punën e qytetarit siç e ka. Fitoftë ai që është më i miri”, tha mërgimtari Tonny Hoti, i cili tregoi se ka ardhur vetëm për të votuar edhe në raundin e parë.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit