Malishevë, 67 vjeçari shkon për të votuar me plis

Në 21 komuna të Kosovës është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur më kohë, kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar dhe qytetarët në Malishevë, ku një 67 vjeçar ka vendosur të shkojë me plis për të votuar, transmeton Telegrafi.

“Është obligim për çdo qytetar për të votuar, dhe për atë që e qon përpara Malishevën”, tha ai, i cili gjatë votimit ishte i shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja e tij.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit