Erdogan dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka të njëjtin vullnet.

Komentet e Erdogan pasojnë një vit tensionesh me BE-në, që përfshijnë politikën e jashtme më këmbëngulëse të Turqisë në Mesdheun lindor, si dhe tensionet në Libi dhe pjesë të Lindjes së Mesme.

Marrëdhëniet e Turqisë janë acaruar veçanërisht me Greqinë dhe fuqinë evropiane Francën.

Por, udhëheqësi turk ka zbutur retorikën e tij të ashpër dhe foli me një ton më pajtues në një takim me ambasadorët e BE-së në një kompleks presidencial në Ankara.

“Ne jemi gati t’i vendosim marrëdhëniet tona përsëri në rrugën e duhur”, u tha Erdogan ambasadorëve. Turqia dhe Greqia këtë javë ranë dakord të adresojnë mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi kufijtë detarë.

Takimi mes dy vendeve pritet të mbahet më 25 janar në Stamboll. “Ne besojmë se bisedimet do të jenë paralajmërues të një epoke të re”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu tha se ishte i hapur për marrëdhënie më të mira me Parisin, pas disa muajsh grindjeje personale me presidentin francez, Emmanuel Macron. “Ne duam të shpëtojmë nga tensionet marrëdhëniet tona me Francën”, tha Erdogan, rel.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit