2.3 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi

Erdogan fiton ne TurqiRecep Tayyip Erdogan shprehet se do të ushtrojë pushtet të vërtetë me postin deri tani ceremonial të presidentit.

Kryeministri i deritashëm turk, Recep Taip Erdogan fitoi në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Erdogani u zgjodh që në raundin e parë në këtë post. Ai synon dy mandate presidenciale me pesë vjet secili, raporton DW.

Turqit votuan në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për të zgjedhur presidentin e vendit.

Dy kandidatët që sfidonin Erdoganin si kandidatë për postin, qenë që në sondazhe shumë larg mbështetjes së Erdoganit.

Erdogani ka thënë se po të zgjidhet, ai do të shërbejë si president që ka më shumë fuqi ekzekutive, duke pretenduar se natyra direkte e votës do ta justifikojë këtë qëndrim. Më parë, presidentin e zgjidhte parlamenti.

Partia në pushtet e Erdoganit, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP) është e vendosur të ndryshojë kushtetutën e vendit.
Aktualisht Turqia është demokraci parlamentare, por me ndryshimet ajo mund të bëhet sistem më presidencial, e ngjashme me atë të Francës.

Erdogani besohet se do të caktojë një kryeministër të përshtatshëm për të që ta ndryshojë sistemin, 60 vjeçari, që është në pushtet që prej vitit 2003, pengohet nga rregullat e partisë që të kandidojë për herë të katërt si kryeministër.

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit