9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Erdogan kërcënon Greqinë: Pyesni gjyshërit, kujtoni historinë

Tone te ashpra dhe kercenime mes Turqise dhe Greqise. Se fundi, presidenti turk Erdogan i ka leshuar mesazh te qarte kercenues Greqise, teksa i ka kujtuar te rifreskojne kujtesen dhe te sjellin ne mendje ate qe turqit i bene gjysherve dhe baballareve te tyre.

Tensioni u rrit pas debatit te fundit me ishujt e kontestuar dhe ate qe cilesohet si zona gri në Egje.

“Kujtoni historine, nese nuk e dini ose mbani mend, shkoni e pyesni gjysherit e baballaret. Nëse na detyrojnë atehere ne do të bëjmë ate që kanë bërë më parë baballarët dhe gjyshërit tanë. Ata nuk duhet të thonë gjëra që i kalojnë madhësinë e trupit të tyre”, tha Erdogan, duke ironizuar presidentin grek Pavlopulos, i cili i beri thirrje Turqise te sillet ne menyre te pergjegjshme dhe te respektoje rregullat ne rajon, raportojne mediat greke.

Vetem nje dite me pare Erdogan shenjestrpoi keq edhe NATO-n, teksa i kerkoi llogari se nuk po vepron si duhet, pasi nuk eshte aty ku vendet kane nevoje.

“Na thirret ne Afganistan, erdhem, na thirret ne Ballkan, erdhem, NATO ku je tani?- tha Erdogan.

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Lajmet e Fundit