3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Erdogan-Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke se përveç dialogut Kosovë-Serbi, në tavolinën e kryeministrit do ta gjejë edhe një çështje tjetër, atë të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Nga Izreaeli e ftojnë që të marrë pjesë në inaugurumin e Ambasadës, derisa presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i kërkon ta shmangë një vendim të tillë që sipas tij mund t’i shkaktojë dëm të madh Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë disa urime nga liderë të ndryshëm të botës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dy prej më të rëndësishmeve për nga substanca, ka qenë ajo e kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe ajo e presidentit të Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Por ndryshe nga kryeministri izraelit, presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj  se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

Letra e Erdogan për Kurtin

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se do ta shqyrtojnë vendimin e Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem nëse një gjë e tillë kërkohet dhe bëhet kusht nga Bashkimi Evropian në rrugën drejt integrimit. Kështu ka deklaruar numri dy i partisë së Kurtit, Glauk Konjufca.

Edhe një prej zyrtarëve të kësaj partie që Kurti e kishte afruar afër vetes gjatë kohës sa kishte qenë kryeministër, Haki Abazi, kishte deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Evropian ka shumë rëndësi për Kosovën rreth asaj se ku duhet vendosur ambasada, dhe sipas tij, Kurti duhet të ulet me Brukselin dhe Izraelin për ta zgjidhur atë që Abazi e konsideron ‘nyje’.

“Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar”, ka deklaruar Haki Abazi.

Bashkimi Evropian ndërkohë e ka cilësuar si një vendim për keqardhje nga ana e Kosovës, duke qenë se Brukseli vazhdon ta njoh Tel Avivin si kryeqytet.

“Në përgjithësi, është gjithnjë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Sidoqoftë, kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit” kishte deklaruar Peter Stano./GazetaExpress/

Më Shumë

Gjendet një mjet i dyshuar në Karapotok të Prizrenit

Një person në Karapotok të Prizrenit ka hasur në një mjet të dyshuar të premtën. Ai ka raportuar rastin, ndërsa mjeti është shpërthyer nga njësiti...

E diela sjell dy ndeshje derbi në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit (28) në Superligën e Kosovës në basketboll, që ishte një nga më interesantet dhe më të...

Prizren: Grumbull i qytetarëve pa distancë (FOTO)

Një numër i madh i qytetarëve në Prizren kanë dalë për ta kaluar kohën e tyre të lirë. Në mungesë të qëndrimit në kafiteri dhe...

Lëshimi i objektit pas skadimit të kontratës, Haskuka: Problem kemi vetëm me partitë opozitare

"VV veç e ka lëshuar objektin dhe po zhvendoset. Problemin e kemi vetëm me partitë opozitare në Prizren". Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,...

Zafir Berisha kërkon burgosjen e ‘hajnave’ të Mytaher Haskukës

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Ai e quan Haskukën “mashtrues dhe të pafytyrë”. Berisha kërkon 'burgosjen...

“Aktakuza kundër drejtoreshës së Arsimit në Prizren është ngritur për çështje teknike”

Komuna e Prizrenit ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës kundër drejtoreshës së Arsimit Xhemile Thaçi Vezgishi. Reagimi i plotë Nëpërmjet mediave, Komuna e Prizrenit dhe drejtoresha...

Rahoveci fiton derbin, kalon direkt në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shmangur çerekfinalen e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Me fitore ndaj Golden Eagle Yllit të dielën në Rahovec, “vreshtarët” kanë...

Moti gjatë ditëve të ardhshme, nga kjo ditë kthehet i ftohti

Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore...

“Sallat e dasmave nuk do të funksionojnë deri me vaksinimin e 60% të popullsisë”

Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia, kanë dalur...

Kadare i sinqertë: Kam duartrokitur dhe gjëra që s’duheshin duartrokitur

I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se dy qytetet që kanë lënë shenjë në...

Nuk u martua kurrë, por as pa femër nuk e paramendonte jetën!

Nga Ilir Ikonomi* Megjithëse po bëheshin tri dekada që kur vuri këmbë për herë të parë në Amerikë, Faiku vazhdonte të ishte beqar. “I nderuari...

Haskuka: Gastronomia të hapet vetëm jashtë, dasmat është ende herët të lejohen

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë hapja e gastronomisë nga java e ardhshme do të ishte më mirë që të lejohej...

Dafina heq jelekët, mbron gjoksin me kapelë

Këngëtarja Dafina Zeqiri është parë sot duke shijuar rrezet e diellit Ajo sapo festoi 32 vjetorin e lindjes dy ditë më parë, kurse po vazhdon...

Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat...

14 të vdekur nga COVID-19, në mesin e tyre 2 janë të Prizrenit

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në...

Pse është kaq i nënvlerësuar Gerard Moreno?

Nëse Villarreal-i arrin në gjysmëfinalen e Europa League-s, i pesti në një turne ndërkombëtar për “Nëndetësen e Verdhë” pas atyre të arritura në 2004...

Lajmet e Fundit