Erdogan letër Kurtit: Do të ishte e dobishme që Qeveria juaj ta rishikonte çështjen e Ambasadës në Jerusalem

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, i ka shkruar letër liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, me rastin e marrjes së pozitës së shefit të Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Erdogan edhe në këtë letër ka përmendur çështjen e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, derisa i ka thënë Kurtit se do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës ta rishikojë një vendim të tillë brenda rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Kjo është hera e dytë që Erdgoan brenda një kohe shumë të shkurtë ia bën një kërkesë të tillë Albin Kurtit. Fillimisht, rishikimin e vendimit për Ambasadën në Jerusalem ia kishte bërë në letrën e urimit për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Erdogan në letër shkruan se meqë ka dëgjuar që edhe Vetëvendosje ka shqetësime për hapjen e Ambasadës, atëherë mendon se do të ishte e dobishme që të shqyrtohet vendimi.

Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka ardhur pas njohjes reciproke me Izraelin, njohje e cila ishte derivat i marrëveshjes së Washingtonit./GazetaExpress/

 

 

 

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit