7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Erdogan takon Sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency .

Takimi, i cili zjgati 35 minuta, u zhvillua në Aeroportin Esenboga të Ankarasë, pak para se presidenti Erdoëan të niset për vizitë zyrtare në Moldavi.

Erdogan u shoqërua nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavusoglu, kreu i Inteligjencës Turke (MIT), Hakan Fidan, dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalën.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Pompeo pritet të zhvillojë takim edhe me homologun turk Çavusoglu.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit vjen pasi ai dje vizitoi Arabinë Saudite në lidhje me zhdukjen e gazetarit të “Washington Post”, Khashoggi. Ai u takua me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz, Princin e Kurorës Muhammed bin Selman dhe ministrin e Jashtëm Adel al-Jubeir.

Pompeo përsëriti shqetësimet e SHBA-ve në lidhje me rastin dhe vuri në dukje rëndësinë e procesit të hetimit.

“Do të vazhdojmë kontaktin e afërm me zyrtarët turq dhe sauditë, deri sa të kryhet hetimi dhe të njoftojnë rreth gjetjeve”, tha Pompeo, duke treguar se presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga ai që të vizitojë Turqinë.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel. Bëhet fjalë...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit