4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në Vlorë!

Eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në qytetin e Vlorës, aty ku para më shumë se një shekulli edhe u shpallë pavarësia e shtetit shqiptar. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, lajmin familjarëve ua ka kumtuar zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi. “Thaçi këtë lajm ua ka kumtuar edhe në emër të kryeministrit shqiptar, Edi Rama”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, nëse formalisht Këshilli Organizativ i formuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, për organizimin e ceremonisë për rivarrosjen e eshtrave të patriotit të madh shqiptar, Isa Boletini do vendos edhe formalisht.

“Nesër gjatë ditës do të ketë takim në FSK, ku do të merret vendim edhe formal. Kryesues i këtij këshilli është ministri i FSK-së, Haki Demolli”, tha ky burim.

Kosova dhe Shqipëria kishin paralajmëruar se së bashku do të përgatisin ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës.

Kjo ceremoni e paralajmëruar për datë 28 nëntor u shty për 16 janarin e vitit 2015, ditëlindjen e heroit kombëtar, mirëpo as në ditëlindjen e tij nuk ndodhi rivarrimi i eshtrave.

Më Shumë

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit