Eurosport e çon në qiell Rrahmanin

Verona është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. Skuadra e trajnerit Juric është shndërruar në një ekip të patrembur dhe nuk e ka aspak problem të luajë fort ndaj ekipeve të kreut të tabelës.

Mbrëmë verdhekaltërit janë përballur ndaj Interit dhe kanë marrë një barazim spektakolar me shifrat 2-2, duke shtuar një pikë të rëndësishme në garën për një vend në Europa League dhe nxjerrë Interin nga gara për titullin.

Titullarë si gjithmonë në këtë ndeshje ishin dyshja Rrahmani-Kumbulla. Dy qendrat dhuruan paraqitjen pozitive të radhës, teksa më vendimtari ishte kapiteni i Kosovës, që bëri shumë mirë në mbrojtje, por realizoi edhe një shpërthim në krahun e djathtë, duke dhuruar asistimin e golit të barazimit 2-2 për Velosson në fund.

Sipas “Eurosport” Rrahmani ishte më i miri i repartit defansiv me notën 7. Vlerësimi i tij arsyetohet: “Shkon deri në zonën kundërshtare dhe ‘paketon’ asistimin e artë të barazimit 2-2 për Migel Velosson. Kjo ndodhi në minutën e 86-të, nga mbrojtja në sulm, më datë 9 korrik. Një nga zbulimet e shumta të Juric me shokë këtë sezon”.

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit