Facoleta që u fshi Messi shitet 1 milion dollarë

Jemi mësuar të shohim objekte autentike që janë shitur për shuma stratosferike. Por ankandi i fundit ishte vërtet cmenduri. Është shitur për 1 milion dollarë facoleta që fshiu lotët Lionel Messi në konferencën për shtyp të lamtumirës te Barcelona.

Facoleta u nxor në ankand 24 orë pas konferencës për shtyp, ndërkohë që një person shkoi dhe e mori nga koshi i plehrave. Personi që ka paguar këtë shumë është shprehur se në atë facoletë ndodhen materiali gjenetik i sulmuesit argjentinas, që tani luan për PSG-në.

Mësohet gjithashtu se facoleta është shitur në Florencio Varela të Argjentinës, raportoi media argjentinase Misiones Online. Vërtet një cmenduri

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit