11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Falsifikim i parasë, arrestohen tre persona në Prizren – sekuestrohen para, telefona, vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë operacionit të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Turqisë nën dyshimin se janë të inkriminuar në veprën penale “falsifikim i parasë”.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 08:15, thuhet në raportin policor.

Në këtë rast nga të dyshuarit janë sekuestruar: para të gatshme 1500 euro, 40.000 dollarë amerikan, telefona celular, dy vetura, pasaporta si dhe dokumente identifikuese të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Lajmet e Fundit