19.3 C
Prizren
E martë, 2 Shtator, 2025

Familja e Astrit Deharit padit ata që dhanë pamjet e burgut ku ai vdiq

Tomë Gashi, avokati i familjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, ka deklaruar se kjo familje ka bërë kallëzim penal kundër përgjegjësve që lejuan që pamjet e burgut ku ai vdiq, të publikohen në media.

Pasi ka bërë padinë te Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Gashi ka thënë se ka ngritur padi kundër katër institucioneve përgjegjëse për këtë publikim.

“Dorëzuam në prokurorinë e Shtetit Kallëzim Penal kundër personave përgjegjës: Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kundër Agjencisë së Forenzikës dhe Prokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxhës”.

“Kallëzimi penal ka të bëjë me pamjet e publikuara në media të pamjeve të burgut ku ka vdekur astrit Dehari”, ka thënë Gashi.

Sipas tij provat që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, janë hedhur në publik në mënyrë të paligjshme dhe Prokurori Hoxha, dështoi t’i mbronte ato.

“Ka pasur deklarata të Sylë Hoxhës dhe të të tjerëve zyrtarë kompetentë, që provat janë të sigurta dhe në asnjë mënyrë nuk mund të publikohen dhe se ato po ruhen të sigurta. Në media janë publikuar pamje, pavarësisht a janë të vërteta, të rrejshme apo të montuara. Me këtë akt, ka filluar kontaminimi i provave, gjë që është vepër penale”, ka deklaruar Gashi.

Kallëzimi Penal i Familjes Dehari, ngrehë katër akuza penale, Zbulimin e Paurtorizuar të Provave, Manipulimin me Prova, Zbulimi i Fshehtësisë Zyrtare dhe Keqpërdorim i Autoritetit Zyrtar, raporton Klan Kosova.

“Prokurorin e kemi njoftuar që ka të drejtë të hetojë për vepra të tjera penale që identifikohen në këtë rast”, ka theksuar Tomë Gashi.

“Në emër të familjes Dehari kërkojmë që të eliminohen nga hetimet prokuroria e Prizrenit dhe policia e Prizrenit”, ka thënë ai.

Gashi në deklaratën dhënë gazetarëve, nuk ka akuzuar në asnjë moment mediat për publikimin e pamjeve të brendësisë së burgut ku ka vdekur Dehari, duke theksuar se përgjegjësinë e kërkojnë tek ata të cilët lejuan që provat të binin në duart e mediave.

“Nuk po i akuzojmë mediat, por ata që i zbuluan provat para se të kryhen hetimet. Tani ka filluar një luftë speciale, duke u publikuar në media të dhëna shumë konfidenciale të cilat nuk do të duhej t’i kishte askush, përpos hetuesve policorë”.

I pyetur nga Klan Kosova se si e dëmton hetimin publikimi i këtyre provave, ai nuk ka dhënë përgjigje.

Gashi ka thënë po ashtu se Sylë Hoxha, i kishte thënë atij se është shokuar kur ka parë se provat u bënë publike, pasi ai vetë kishte deklaruar se janë shumë të sigurta.

Më Shumë

Viti i ri shkollor në Prizren, sfidë pajisja me material shkollor

Komuna e Prizrenit është duke i bërë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor. Ashtu sikur vitin e kaluar, sfidë ngelet...

Arrestohen dy persona në Malishevë se u futën në një pronë private të armatosur, i kapen edhe armë

Policia në Malishevë pas pranimit të një video-incizimi ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në një pronë private në fshatin Shkozë më 24...

Lajmet e Fundit