4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Familja në Korishë të Prizrenit në hall me djalin e tyre, po i sulmon me sëpatë

Pasditen e djeshme, në Korishë të Prizrenit, një i ri pas një mosmarrëveshje, i ka sulmuar me sëpatë familjarët e tij të ngushtë dhe këtë e ka pranuar gjatë intervistimit nga zyrtarët policorë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se rastin në Polici e ka raportuar një i afërm i tij, i cili ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ata rrezikohen nga i dyshuari.

I njëjti dje e ka marrë automjetin e xhaxhait të tij dhe e ka vozitur në drejtim të fshatit Malësi e Re, derisa ka mbetur pa derivate dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Pas denoncimit të familjarit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka dërguar një patrullë për ta kërkuar të riun, por Sinjali mëson se ai nuk ka qenë bashkëpunues dhe ka tentuar të ikë.

Më pas Policia ka arritur ta kapë të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga ana e zyrtarëve policorë.

Ai ka deklaruar që ka probleme psikike dhe nuk merr asnjë terapi. Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka thënë se për shkak të këtyre problemeve, ka mosmarrëveshje me anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe e ka pranuar se dje i ka sulmuar ata me sëpatë.

Pas intervistimit, është konsultuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Kanosje”.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit