11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Fatmir Limaj: Emigrimi, pasojë e keqeverisjes

Fatmir Limaj15-10Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ngarkon drejtpërsëdrejti me përgjegjësi klasën politike për eksodin që po përballet Kosova në muajt e fundit.

Fatmir Limaj: “Fatkeqësisht Kosovës i mungojnë burrështetasit dhe ka me shumicë politikanë të cilët mbjellin ditën dhe dëshirojnë ta korrin në mbrëm je, çdo gjë në funksion të votës. Prandaj papërgjegjësia e tyre, premtimet e rrejshme, manipulimet në funksion të votës. Dhe njerëzit, një herë, dy herë, tre herë radhazi kur gënjehen,mashtrohen dhe manipulohen vjen një situatë kur ata nuk shohin dritë në tunelin e tyre dhe gjejnë një zgjidhje tjetër dhe humbin besimin”.

Por a ka Fatmir Limaj përgjegjësi për këtë situatë, si një ndër politikanët më aktiv pas çlirimit të Kosovës?

Fatmir Limaj: “ Mendoj që kemi bërë aq sa kemi ditur dhe mundur. Po marr një shembull, Kosova ka qenë vendi me infrastrukturën më të dobët në Ballkan. Nga viti 1944-2007, Kosova ka pasur vetëm 1500 km rrugë të asfaltuara. Ndërsa nga 2008-2010 ne kemi asfaltuar 1230 km rrugë pa llogaritur Rrugën e Kombit”.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, drejtuesi i Nisma për Kosovën, e cilëson të gabuar krijimin e Gjykatës speciale mbi baza etnike.

Fatmir Limaj: “ Krijimin e Gjykatës Speciale mbi baza etnike ne e vlerësojmë që është një gabim. Ne do donim nëse ka nevojë dhe gjithmonë do të ketë nevojë, të vazhdimit të gjykimit të gjithë atyre krimeve që janë bërë pavarësisht përkatësisë etnike, mendoj se do duhet të shihet në këtë frymë.Të gjykohen krimet nga të gjitha anët. Pastrimi i figurës së UÇK-së është më tepër bllamazh”.
U divorcua nga PDK dhe kryetari i saj Hashim Thaçi, por pas kaq kohësh nuk e mbyll derën e bashkëpunimit, për interesa të vendit.

Fatmir Limaj: “ Në rrugë e sipër ne mund të gjejmë forma të bashkëpunimit me të gjitha forcat politike. Por ju siguroj se çdo temë që është në shërbim të vendit dhe interesave nacionale unë dhe partia që përfaqësoj do të jemi aty”./Oranews/

Më Shumë

S’ka fitues në klasiken evropiane, gjithçka vendoset në ‘Santiago Bernabeu’

Ka mbaruar pa fitues derbi i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. Përballja ishte e zjarrtë nga minuta e parë,...

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Lajmet e Fundit