6.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Fatmir Limaj: Gjykata Speciale është politike

Me 6 vota për dhe 3 kundër Komisioni për Legjislacion ka vendosur që t’ia përcjell Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar nga Qeveria për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për amendamentin për Gjykatën Speciale është i padrejtë dhe jokushtetues.

“Kjo gjykatë është e dëmshme për të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës”, është shprehur deputetja Haxhiu.

Ndërkaq deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se mbetet vullnet i Kuvendit të Kosovës nëse do ta themelojë Gjykatën Speciale.

E deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nuk duhet të pre e manovrimeve politike të cilat janë në dëm të shtetit dhe sistemit gjyqësor.

“Qëndrimi ynë është të forcohet gjyqësori dhe shteti. Kosova kurrë nuk i ka ikur bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare”, ka deklaruara ajo, duke bërë me dije se vota e deputetëve të AAK-së është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Vota jonë do të jetë kundër dhe i ftojë edhe të tjerët që të votojnë kundër”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kryetar i kësaj partie, ka thënë se Kosova është para një momenti kur kjo legjislaturë do të lë gjurmë direkte në ndërtimin e shtetit.

“A e meriton ky vend që të ngritët dora për cenim të sovranitetit tonë. Kuvendi nuk ka të drejtë që ta ngritë dorën për ta kufizuar sovranitetin. Ta qesim në referendum dhe ta pyesim popullin çfarë po thotë. Të gjithë veteranët me i dërguar në burg nuk vlejnë sa sovraniteti i shtetit. Kjo gjykatë është politike”, është shprehur Fatmir Limaj. /Epoka e re/

Më Shumë

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit