Fatos Lubonja merr çmimin “Prince Claus” në Holand

Shkrimtari dhe gazetari Fatos Lubonja është shpërblyer me çmimin “Prince Claus”për gazetari e letërsi në Holandë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Lubonja është nderuar për kontributin e tij dhe për luftën e vazhdueshme për demokraci e të drejta të njeriut dhe thënien e të vërtetës pa pasur frikë nga pushteti.

Për çmimin e vitit 2015 ishin të nominuar 105 persona prej të cilëve u zgjodhën 10 laureatët të prirë nga fotografja iraniane Newsha Tavakolian.

Çmimet do t’u dorëzohen fituesve më 2 dhjetor 2015 në Pallatin mbretëror në Amsterdam, në prani të familjes mbretërore.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit