Jeta e tyre është e rrezikuar.
Shpejtësia e veturave shpesh ua prishë lojën.
Fëmijët e fshatit Tupec të Prizrenit, kanë rënë në hallë nga shpejtësia e veturave.
Hapësirën që kanë para dyerve të shtëpive të tyre, nuk mund ta shfrytëzojnë.
Banorët, ankohen se institucionet nuk po marrin masa në parandalimin e rrezikut të fëmijëve të tyre.
Kryetari i fshatit Tupec, Mehmet Çoçaj, tregon se disa herë është ankuar në institucionet përgjegjëse, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“ Fëmijët janë të rrezikuar nga shpejtësia e veturave”, tha Çoçaj për “PrizrenPress”.
Rruga Tupec-Prizren është asfaltuar para nga ish-qeveria e Ramadan Mujës.
Edhe pese kanë kaluar disa vite, në këtë rrugë nuk është vendose asnjë shenjë e komunikacionit.
Çoçaj tregon se ka bërë kërkesa të vazhdueshme që së paku të vendosen “policët e shtrirë”.
“ Kam bërë disa herë kërkesa në komunë që të vijnë dhe t’i vendosin së paku “policët e shtrirë”, por këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër”.
Ai tha se nuk ka besuar që edhe qeveria aktuale e Mytaher Haskukës, nuk interesohet për fshatin Tupec.
“Fshati ynë ka qenë i lënë pasdore nga të gjitha qeveritë e Prizrenit. Nuk e di pse, por
ndoshta pse është fshat i vogël dhe nuk kanë shumë vota”.
“Nuk kam besuar që edhe kjo qeveri vepron si të kaluarat, pasi që ata gjatë fushatës deklaronin se do të punojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë”.
Çoçaj tregon se ka bërë shumë kërkesa në Komunën e Prizrenit, për investime në këtë fshat.
“Kam dërguar shumë kërkesa për investime, por urgjentisht kërkoj që të vendosen “policët e shtrirë “në rrugë , sepse vërtet fëmijët i kemi të rrezikuar nga veturat”.
Sipas tij, kjo rrugë po përdorët më së shumti nga vozitësit e veturave që nuk kanë patentë shofer.
“Kur e kuptojnë që në Landovicë janë policët, vozitësit e veturave pa patentë shofer e shfrytëzojnë këtë rrugë”.
Çoçaj tha se banorët mund t’i vendosin vetë “policët e shtrirë” në rrugë.
“ Ne mund t’i vendosin “policët e shtrirë” siç i kanë bërë disa vende me beton, mirëpo nuk po dëshirojmë ta prishim asfaltin”.
Çoçaj kërkon edhe nga policia që të patrullojnë në këtë rrugë./PrizrenPress.com/