14.3 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Ferati: Mjaft më me ambicie, ta gjejmë zgjidhjen

Sadri-FeratiAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, u ka bërë thirrje liderëve të dy blloqeve politike, të ulen bashkërisht dhe brenda javës ta gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik.

Në ketë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se të gjithë liderët duhet të heqin dorë prej ambicieve të tyre dhe të tregohen pragmatikë për gjetjen e një zgjidhje, në mënyrë që të mos humbet kohë më tepër.

“Mendoj se të dy blloqet duhet të ulen dhe ta gjejnë rrugën e zgjidhjes dhe të dalin nga kjo krizë. Kosova po humbet kohë të çmueshme. Besoj se mjaft kemi humbur kohë. Tani duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik”, ka thënë Ferati.

Deputeti i LDK-së ka bërë me dije se ka ardhur koha që secila palë të flasë me gjuhën reale. “Ato që deri më tani kanë qenë në sipërfaqe, janë tendencat e rezultatit maksimal. Mendoj se po i vjen fundit humbjes së kohës për rezultatin maksimal. Tani secila palë duhet ta shikojë rezultatin real dhe ta trajtojë këtë rezultat, pavarësisht se kujt sa do t’i takojë”, ka deklaruar Ferati, duke shtuar se nuk ka kuptim që subjektet politike deri në fund ta kërkojnë rezultatin maksimal.

“Mbajtja për dy apo tre muaj e situatës, nën tendencat e rezultatit maksimal, ka kuptim, por jo deri në pakufi të mbahet ambicia për rezultat maksimal dhe rezultati askund. Në fund, cili do të jetë ai që do të kërkojë falje? Asnjëri nuk do të kërkojë falje, sepse do të thotë kjo është politikë. Thirrja ime është: mjaft më me ambicie! Tani duhet të bëhemi pragmatikë dhe ta gjejmë zgjidhjen e ngërçit në mënyrë që mos të ketë pasoja për Kosovën”, është shprehur Ferati.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se blloku brenda javës duhet të qartësojë nëse mund ta marrë postin e kryetarit të parlamentit. Në të kundërtën, sipas tij, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV duhet të heqë dorë prej këtij pretendimi dhe të fokusohet te qeveria.

“Gjithnjë po them se edhe një javë duhet të lihet kohë e të shikohet nëse ekziston ndonjë mundësi që blloku, i cili i ka numrat, ta ketë kryetarin e parlamentit. Nëse e ka këtë mundësi, atëherë duhet ta votojë dhe të vazhdojë tutje, por nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë duhet ta dorëzojë postin e kryeparlamentarit dhe vazhdon më tutje me formimin e qeverisë”, ka thënë Ferati.

Ai i ka kundërshtuar tendencat për rishikim të marrëveshjes së bllokut, duke thënë se individët që po e kërkojnë një gjë të tillë është dashur të flasin me kohë e jo tash. Deputeti i LDK-së, i cili ka qenë ministër në kohën e bashkëqeverisjes me PDK-në, ka vlerësuar se në këtë kohë është i pamundshme një koalicion me këtë subjekt politik, duke shtuar se me herët ndoshta ka mundur të bëhet.

Më Shumë

Drini i Bardhë vazhdon festën e titullit në Gjonaj pas kurorëzimit në Prizren

Drini i Bardhë ka përmbyllur sezonin 2024/2025 në mënyrën më të bukur, duke u shpallur kampion i Ligës së Tretë të Kosovës. Pas një...

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare. Në...

Lajmet e Fundit