5.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

“Ferguson mjeshtër në psikologji, katër futbollistë s’i kritikonte kurrë”

Sir Alex Ferguson është një nga trajnerët më të mirë të historisë. Skocezi qëndroi 27 vite në pankinën e Manchester United, fitoi trofe pafund dhe e dërgoi klubin anglez në nivele shumë të larta. Ai ishte një mjeshtër, por edhe tepër kërkues.

Të gjithë i trembeshin ulërimave dhe kritikave të komandantit në fund të ndeshjeve të humbura apo luajtura keq. Përveç katër futbollistëve, të cilët i zbulon Ryan Giggs për BeIN Sport. Uellsiani luajti gjatë gjithë karrierës me “Djajtë e Kuq” (1990-2014) dhe është shpallur më i mirë i historisë së Premier League.

“Kishte të paktën katër futbollistë që nuk kritikoheshin kurrë nga trajneri. I pari ishte Eric Cantona, më kujtohen edhe Bryan Robson, Roy Keane dhe Cristiano Ronaldo. Ishin të gjithë fitues, secili në stilin e tij.

Ata e kanë bërë gjithmonë detyrën e tyre në fushë dhe Ferguson s’e ka ndjerë kurrë veten t’i kritikojë. Kishte raste kur Cantona nuk bënte asgjë, nuk shënonte, nuk bënte pressing siç bënin Rooney dhe Tevez, nuk kishte ndikim në ndeshje.

Gjithsesi, Ferguson e dinte që, herët apo vonë, Eric do të bënte diçka të bukur. Ai ishte mjeshtër në psikologji, nxirrte më të mirën nga futbollistët”, deklaron Ryan Giggs, trajner i kombëtares së Uellsit prej janarit të vitit 2018.

Më Shumë

Punonjësi i postës së shpejtë në Malishevë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy...

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

Lajmet e Fundit