4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Fermerët në Prizren kërkojnë subvencionimin e kredive nga Ministria e Bujqësisë

Fermerët në Prizren kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionimin e kredive në bujqësi për të pasur bujqit kushte dhe mekanizëm më të avancuar në zhvillimin e fermave të tyre në bujqësi.

Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë takimit me fermerët në Arbanë të Prizrenit tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe këto për kredi do të inkorporohen në programin e MPMZHR-së.

Mustafa tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitiv në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre.

“Janë vizita të rregullta në kuadër të përmbylljes së vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021, pasi që ka një rol të dyfishtë, e para është që të shohim rezultatin e punës ose edhe ngecjet eventuale nga puna e jonë 2020 dhe natyrisht për të marrë informata nga blegtorët dhe fermerët dhe këto informatat pastaj t’i inkorporojmë në programet 2021 e tutje. Po shihet se dyfishimi i subvencioneve nga viti i kaluar ka një efekt pozitiv, natyrisht për të vazhduar dhe përfunduar të gjitha pagesat, në këtë drejtim nga java e parë e shkurtit të gjitha këto pagesa do të përmbyllen sa më shpejt në mënyrë që fermerët dhe blegtorët të kenë sa më shumë fonde në llogaritë e tyre”, u shpreh Mustafa.

Kurse, fermeri Driton Krasniqi nga Prizreni, i cili posedon 240 krerë lopë qumështore, tha se ministri Mustafa ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për punën e tyre në bujqësi, ndërsa kërkoi që të subvencionohen normat e interesit për kredi në bujqësi.

“E dhashë një propozim që të subvencionohet kreditimi në bujqësi dhe për subvencionet të ketë kontroll dhe të mos jepen pa kritere të caktuara”, u shpreh ai.

Ministri Mustafa ka vizituar edhe fermerë të tjerë në Prizren, Zhur dhe Dragash. /KP/

Më Shumë

Fletëvotimet e dyshimta në Rahovec, Kryeziu i quan lëshime teknike: E kemi paraqitur rastin

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën  “Isa Boletini”, 4 mijë fletëvotime kanë qenë me shenja. Menaxheri i kësaj qendre, Sakip...

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Lajmet e Fundit