582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës.

Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja apo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të mesjetës shqiptare dhe të gjithë historisë sonë kombëtare. Në këtë kuvend, menjëherë pas kthimit nga Turqia, Skënderbeu mblodhi për herë të parë në historinë mesjetare shqiptare të gjitha principatat për t’u përballur me sulmet osmane.

Në Kuvendin e Lezhës morën pjesë principata nga veriu në jug, ndër më të rëndësishmet Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, si dhe përfaqësues nga Mali i Zi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak.

Pas këtij bashkimi, udhëheqësi legjendar drejtoi për 25 vite me radhë rezistencën kundër pushtimit osman. Besëlidhja i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, duke forcuar identitetin dhe vetëdijen kombëtare.

Qyteti nuk përfaqësonte kryeqendrën e ndonjë principate shqiptare, çka shmangte rivalitetet dhe forconte idenë e barazisë mes princave. Kjo konsiderohet edhe si një veprim diplomatik i zgjuar i Skënderbeut, duke pasur parasysh rolin që Venediku mund të luante si faktor mbështetës në Evropë.

Besëlidhja e Lezhës mbetet një mesazh aktual: 2 marsi 1444 nuk është thjesht një datë historike, por një thirrje për unitet kombëtar. Në një kohë kur shpesh harrohen mësimet e së shkuarës, kjo ngjarje kujton se e sotmja dhe e nesërmja ndërtohen mbi themelet e djeshmes.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit