21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjykata dënon dy ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy (2) të akuzuarve për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve Z.A., dhe E.S.. Të dy janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje me nga 6 muaj, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale

Sipas Gjykatës i akuzuari Z.A., në periodën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren në cilësinë e U.D. drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar. Siç thuhet nga Gjykata, ai i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive si dhe rregulloren e thesarit ka lidhur kontratë për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit.

“Me TV Opinion në periodën kohore prej 25.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 eurove, me TV Besa për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj, gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni, për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj, 3.600 euro, ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 300 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq i akuzuari E.S., në periodën kohore janar – dhjetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkalur kompetencat e tij zyrtare.

“Ai ka keqpërdor pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa, dhe TV Prizrenit, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L-41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03/L-48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me senzibilizimin e opinionit publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit, me TV Opinion për periodën kohore prej 01.01.2016, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, me TV Besa për periodën kohore 01.01.2016, deri më 31.12.2016, në vlerë prej 300 euro në muaj gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni për periodën kohore 01.01.2016 deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro ashtu që për tri telivizionet arrin shumën prej 17.700 euro”, thuhet tutje në njoftim.

Më Shumë

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Lajmet e Fundit