10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

FIFA: Lojtarët të mos lejohen të ndryshojnë ekip pa u mbyllur sezoni

FIFA ka shprehur mendimin e saj për problemin shumë të nxehtë të kontratave që skadojnë më 30 qershor.

Ideja e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë është që lojtarët të mos lejohen që të ndryshojnë skuadrat para se të përfundojë sezoni, duke shtrirë në mënyrë efektive kohëzgjatjen e kontratave.

Për ta bërë këtë, FIFA dëshiron të vendosë një datë të përbashkët për fillimin e transferimeve.

E lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u zbatuar në praktikë. Para së gjithash, ekziston problemi i vullnetit të lojtarëve, të cilët, me skadimin e 30 qershorit, kanë të drejtë të çlirohen nga kontratat.

Të njëjtën gjë duan edhe shumë klube, që nuk kanë ndërmend të zgjasin, madje edhe për disa muaj, kontratën e disa prej punonjësve të tyre.

E vetmja siguri është nevoja për të gjetur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, sepse koha po skadon.

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit