Nisma: Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja më kulmore e popullit shqiptar

Nisma Socialdemokrate në Prizren, u ka uruar të gjithë qytetarëve festat e Qershorit, 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 21 vjetorin e çlirimit.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ishte dhe mbetet simbol i bashkimit kombëtarë dhe gurthemel i shtetësisë shqiptare”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“Epoka e Lidhjes së Prizrenit është njëra ndër periudhat më të lavdishme dhe më të ndritura të historisë së kombit tonë. Ajo do të mbetet në kujtesën e popullit tonë si simbol i bashkimit kombëtarë dhe gurthemel i shtetësisë shqiptare”.

“Pra, Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja më kulmore e popullit shqiptar për pavarësi, e cila vazhdoi më pas me Luftën e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përfundimisht rezultoi me triumfin e shqiptarëve dhe kapitullimin përfundimtarë të armikut shekullorë.

“12 Qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe trupave të NATO-s rrugëve të Prizrenit dhe të Kosovës duke i sjellë popullit të Kosovës lirinë e ëndërruar ndër shekuj, shënoi gëzimin më të papërshkruar me fjalë të qytetarëve, të cilin e përshkroi në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive”.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit