Filharmonia e Kosovës mbyll sezonin te Lumbardhi në Prizren

Filharmonia e Kosovës do të mbajë  koncertin përmbyllës të sezonit koncertal 2017/2018 “Nga Bota (e Vjetër) e Re” të premten në orën 20:00 te Lumbardhi në Prizren.

Në këtë koncert orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të performojë me pjesë nga “Gioachino Rossini  (Uvertura “Ëilliam Tell”- Finale ), Rexho Mulliqi (Simfonia Nr. 1 – Allego), Fahri Beqiri (Poema dramatike “Skënderbeu”), Kreshnik Alickaj (Simfonia Nr. 2 – Koha e 3-të), Modest Mussorgsky (Nata në malin e zhveshur), Antonín Dvorak (Simfonia Nr. 9 në e – mol, “Nga bota e re”) me dirigjentët Baki Jashari dhe Hajrullah Syla.

Biletat shiten te Lumbardhi me çmim prej 2 euro.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit