27.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Fillimisht “rënia” e Bllokut, pastaj thirrja e seancës

Kuvendi i Kosoves14Partia Demokratike e Kosovës është në pritje të vendimit definitiv që mund të dalë për vazhdimin apo prishjen e marrëveshjes së koalicionit LVAN, para se të vendosë të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

PDK, sipas burimeve të besueshme të gazetës “Tribuna”, po i shfrytëzon në maksimum “privilegjet” që i ka krijuar fakti që ka përbrenda Grupit Parlamentar deputeten më të vjetër, Flora Brovina, e cila mbetet kryesuese e seancës deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit.

Andaj, PDK është vënë në cilësinë e spektatorit, duke vështruar dhe pritur se çka po ndodhë me koalicionin e partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.

Prishja eventuale e këtij koalicioni për shkak të mospajtimeve për postin e kryeministrit, po shihet nga PDK-ja si një mundësi e mirë që edhe ajo të përfshihet në procesin e formimit të institucioneve, sidomos të koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se thirrja e seancës pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të jetë me pasoja. Sipas tyre, nëse Blloku LVAN bie përfundimisht të mërkurën atëherë do të hapej një mundësi që të diskutohet me partnerin apo partitë partnere për postet, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri. /Tribuna/

Më Shumë

Alltan Gjinaj nga Hasi financoi shkollimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan

Historia e shqiptarëve është e mbushur me shembuj të njerëzve që, edhe pse larg atdheut, kanë dhënë kontribute të mëdha për vendet ku jetuan...

Latifi: Ndarja e 500 eurove për nëna ndikoi në rritjen e numrit të lindjeve në Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se është rritur numri i lindjeve në këtë qytet. Në emisionin “Fol me Arin”, ai ka thënë se...

Lajmet e Fundit