5.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Filloi hartimi i draft rregullores për subvencione dhe grante në bujqësi

Pas vendimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për formimin e komisionit për hartimin e draft rregullores për përkrahjen e fermerëve në bujqësi dhe bizneseve në sektorin privat, ky komision ka filluar punën e saj për hartimin e kësaj draft rregulloreje, përmes së cilës përcaktohen kushtet, kriteret dhe procedurat për subvencione dhe grante në fushën e bujqësisë.

Në punën e këtij komisioni, pjesë e së cilit ishte edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat, të cilat mundësojnë komunës ndarjen e mjeteve në fushën e bujqësisë nga kategoritë e subvencioneve në fushën e bujqësisë.

Ky komision është i përbërë nga zyrtarët përgjegjës komunal, përkatësisht zyrtarë të drejtorisë së bujqësisë dhe zyrtarë tjerë, të cilët janë të obliguar të bëjnë draftin e parë të rregullores dhe pas kësaj e njëjta të procedohet në organet tjera, deri në finalizimin e saj.

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Milaim Morina, pas përfundimit të draftit të parë, i njëjti dokument do të procedohet më tutje, deri në finalizimin e rregullores.

Më Shumë

Kryeziu: Skema kriminale e vjedhjes së votave i paska shtrirë duart edhe në Malishevë

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë. KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/reel/742192722290064 Ai ka bërë me dije se...

Doli nga shtypi pjesa e tretë e librit “Ditari i kohës nën pushtim” i shkrimtarit Murat V. Gashit

Ka dalë nga shtypi libri “Ditari i kohës nën pushtim – Refleksion mbi jetën dhe vdekjen”, pjesa e tretë, i autorit Murat V. Gashi. Vepra...

Lajmet e Fundit