13.8 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Fillon shpërndarja e librave për nxënësit fitues të garave

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, ka filluar shpërndarjen e librave për fituesit e nivelit komunal të garës nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës nacionale të Diturisë.

Sot u janë shpërndarë libra 150 nxënësve fitues të komunës së Shtimes, prej tyre 83 të KKMK dhe 43 të Diturisë, ndërsa 24 nxënës fitues të klasave të para dhe të dyta të nivelit shkollor të garës së diturisë të cilët për shkak të moshës nuk e kanë vazhduar garën më tej.

Koordinatori Hoti i përgëzoi nxënësit për suksesin dhe tha se ata dëshmojnë se pa arsim të tjerat nuk kanë rëndësi. “Të dashur nxënës, ju që jeni të parët në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe në Dituri, ju që sot dëshmoni se truri i Kosovës është brilant, ju që dëshmoni se arsimi është diell dhe pa arsim as liria e as trashëgimia nuk ka kuptim, për ju ne sot kemi kënaqësinë të ndajmë nga një set libra, të cilët ua kemi premtuar dhuratë për arritjet tuaja. Me këto shpërblime po realizohen të gjitha premtimet për nxënësit. Suksese dhe qofshi gjithmonë faqebardhë”, tha Hoti.

Ndërsa, Drejtori Komunal i Arsimit në Shtime, Mensur Neziri tha se jemi mbledhur për të shpërndarë dhuratat për suksesin e nxënësve për çka e falënderoi Koordinatorin Hotin.
“Nxënës të dashur, sot jemi mbledhur këtu së bashku me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport që me kënaqësi të shpërndajmë nga një set libra për të gjithë ju fitues të kësaj dhurate të çmuar. Libra të autorëve të ndryshëm me famë botërore te cilat do i merrni ju, si dhuratë për suksesin tuaj”, tha Neziri.

Ceremonia e shpërndarjes së librave u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës ku përveç zyrtarëve institucional, mësimdhënësve e nxënësve të pranishëm ishin edhe prindër e qytetarë të tjerë. Ditëve në vijim do të vazhdohet me shpërndarjen e librave nëpër komunat tjera. Image may contain: 2 people, crowd Image may contain: 2 people, indoor and outdoor

Më Shumë

Drini i Bardhë ngjitet në Ligën e Dytë, kryetari i Prizrenit uron kampionët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi, i cili në sezonin 2024/2025 u...

17 fitore, 0 humbje – Drini i Bardhë nis epokën e re në Ligën e Dytë

Sezoni 2024/25 do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të KF Drini i Bardhë, që e pa skuadrën e tyre të regjistrojë një...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit