Filmi “Heshtje” në 30 festivale vetëm në Spanjë

Filmi-heshtjaFilmi i metrazhit të shkurtër “Heshtje”, i regjisorit Bekim Guri, arrin numrin 30 të pjesëmarrjeve vetëm në festivalet e filmit në Spanjë. Këtë numër e shënon me pjesëmarrjen e filmit “Heshtje” në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër PIÉLAGOS EN CORTO.

Këtë e ka bërë të ditur vet regjisori Guri, përmes një postimi në rrjetin Facebook, duke theksuar se arti po bënë atë që politika nuk po mundet ta bëjë, të lobojë për njohjen e shtetit të Kosovës.

“Filmi ‘Heshtje’ arrin 30 festivale vetëm në Spanjë dhe për më tepër distribuohet nga kompani spanjolle dhe atë një film për luftën nga një shtet që se ka njohur akoma Kosovën”, ka shkruar ndër tjerat Guri, transmeton KL360.

Ndryshe, “Heshtje” i takon metrazhit të shkurtër me kohëzgjatje prej 6 minutash dhe trajton temën e luftës së vitit 1999 në Kosovë. Në film luajnë aktorët Bislim Muçaj, Xhevdet Doda, Mevlud Osmanaj, Fitore Broqi, Fisnik Syka, Vedat Haxhislami dhe Kushtrim Qerimi.

Ky film deri më tani ka udhëtuar në më shumë se 70 festivale ndërkombëtare duke u kthyer edhe me shumë çmime.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit