6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Filmi maqedonas që bëri histori në “Oscars” vjen në Prizren

I cilësuar si një dokumentar rrëqethës, “Honeyland” që bëri histori në “Oscars”, ani pse nuk mori asnjë çmim në edicionin e 92-të, këtë muaj do të shfaqet në Kosovë. Kinemaja prizrenase “DokuKino” më 5 mars do të sjellë premierën e këtij filmi duke filluar nga ora 19:30, shkruan Koha Ditore.

Gjasat që të jepet në kryeqytet janë të pakta. Filmi u bë i pari në historinë e çmimeve “Oscars” duke qenë i nominuar në kategorinë për dokumentarin më të mirë dhe për filmin më të mirë në gjuhë të huaj (jo anglisht). Sjellja e këtij filmi në “DokuKino” shihet si plotësim i misionit që ka kjo kinema: shfaqjen e filmave që janë edukues e që përçojnë mesazhe te audienca.

Dokumentari për bletaren Hatixhe Muratova, nën regji të Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov, e dërgoi sivjet Maqedoninë në “Oscars” pas 25 vjetëve. Më 1994 Maqedonia kishte arritur këtë sukses me filmin e Milcho Manchevskit, “Before the Rain”, në të cilin kanë luajtur edhe aktorët shqiptarë Abdurrahman Shala e Arben Kastrati.

I xhiruar në peizazhe të bukura rreth lumit Bregalnica, dokumentari “Honeyland” sjell historinë e vërtetë të Hatixhe Muratovës, që është një nga bletërritëset e fundit të egra në Evropë.

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Lajmet e Fundit