25.7 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025

Finalizohet Plani Strategjik i Spitalit të Prizrenit

Është mbajtur punëtoria përmbyllëse  e elaborimit  të Planit Strategjik për Spitalin e Prizrenit.

Plani Strategjik është pjesë e Programit Përkrahës për Shëndetësinë në Kosovë- KSV/017, implementuar nga LuxDev dhe Ministria e Shëndetësisë. Në punëtori kanë marrë pjesë udhëheqësja e programit, Dr. Afërdita Ademi-Osmani, si dhe ekspertët  dr. Ilir Ilir Hoxha, Prim.dr. msc, Dorjan Marushiq, ekspert i politikave shëndetësore dhe Msc. Jakop Ceglar, ekspert shëndetësor.
1 23022017.jpg
“Edhe kjo punëtori ka qenë shumë e suksesshme dhe përmbyll ciklin e punëtorive të elaborimit të Planit Strategjik të Spitalit të Prizrenit për periudhën 2017-2021. Ky plan do të jetë udhërrëfyes për punën e spitalit të Prizrenit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Prizrenit, regjionit të Prizrenit dhe më gjerë. Grupet punuese në mënyrë të suksesshme kanë definuar  misonin, vizionin, filozofinë e biznesit, objektivat strategjike dhe specifike për zhvillimin e Planit Strategjik Pesëvjeçar të Spitalit të Prizrenit”, -tha dr. Afërdita Ademi-Osmani, udhëheqëse e Programit KSV/017.
Në emër të grupit punues dhe gjithë punëtorëve të sptalit të Prizrenit, ka falënderuar drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Afrim Avdaj
“Në emër të grupiot punues, që ka treguar përkushtimin për të dhënë kontributin maksimal në të gjitha detyrat e dhëna, në emër të gjithë punëtorëve të spitalit të Prizrenit, si dhe në emrin tim personal falënderoj Qeverinë e Luksemburgut dhe Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës që spitalin e Prizrenit e ka përzgjedhur të jetë pjesë  e projektit.  Gjithashtu falënderoj edhe udhëheqësen e projektit, dr. Afërdita Ademi- Osmani, dr. Ilir Hoxhën, si dhe ekspertët ndërkombëtar Dornjan Marushiq dhe Jakob Ceglar. Ju siguroj se do të jemi të përkushtuar të kryejmë të gjitha detyrat që kërkohen nga ne, me qëllim që projekti të realizohet në tërësi”,-theksoi drejtori i spitalit të Prizrenit, Prof. Ass.Dr. Afrim Avdaj.
2 03022017.jpg
Në muajin mars Plani Strategjik i Spitalit të Prizrenit do të prezantohet para të gjitha autoriteteve relevante shëndetësore.

Më Shumë

Reduktime të përkohshme me ujë në Suharekë, shkak konsumi i lartë dhe keqpërdorimet

Në komunën e Suharekës po vijojnë reduktimet e përkohshme në ujë. Kjo pasi  siç thuhet , për shkak të keqpërdorimeve dhe rritjes së madhe të...

Zjarret masive shkaktojnë ndërprerje të rrymës në Prizren – KOSTT ndërhyn me urdhër të Policisë

Me urdhër të Policisë së Kosovës, kompania KOSTT ka bërë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Nënstacionet Prizreni 1 dhe Prizreni 3, për...

Lajmet e Fundit