14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Finalizohet udhëzimi i ri për pagesa direkte, pritet të hapet aplikimi për fermerët e interesuar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se, ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2021.

Sipas MBPZHR-së, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është që të përcaktojë rregullat, kriteret e pranueshmërisë dhe procedurat e përkrahjes për fermerët aplikues, si dhe zbatimin e pagesave direkte në bujqësi.

“Ky akt normativ i rëndësisë së veçantë për realizimin e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021 mori formën finale duke iu nënshtruar kështu të gjitha procedurave ligjore deri në finalizimin e plotë të tij, ku vlen të theksohet se janë inkorporuar edhe komentet e shoqërisë civile dhe të palëve të tjera të interesit të cilët gjatë procesit të konsultimit publik, kontribuuan në plotësimin e tij deri në finalizimin e këtij dokumenti”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit do të hapet mundësia për aplikim për të gjithë fermerët e interesuar për të përfituar nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2021.

Më Shumë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Lajmet e Fundit