14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Finlanda do t’i japë baballarëve pushime të njëjta prindërore si nënave

Qeveria e Finlandës ka njoftuar se prindërit do t’i gëzojnë të drejtat e barabarta për pushim, në mënyrë që baballarët të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Shteti i Suedisë e ka sistemin më të mirë në Evropë, duke i dhënë 240 ditë pushim secilit pas lindjes së një fëmije.

Dhe, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Finlanda deklaron se dëshiron të “promovojë mirëqenien dhe barazinë gjinore”.

Ministri i Shëndetit dhe i Çështjeve Sociale, Aino-Kaisa Pekonen, ka thënë se kjo reformë ka për qëllim forcimin e marrëdhënies së prindërve.

Sipas sistemit aktual në Finlandë, pushimi i lehonisë është katër muaj, ndërsa baballarëve u jepet dy muaj, derisa fëmija mbush dy vjeç.

Për më tepër, pushimi prindëror për gjashtë muaj mund të ndahet.

Secili prind do të merrte pushim prej 6.6 muajsh (164 ditë nën sistemin e përfitimeve të javës gjashtë-ditore në Finlandë) dhe gratë shtatzëna do të merrnin një shtesë për një muaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit