10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Totaj: Kurti anuloi Autostradën e Dukagjinit e tash premton autostrada Prizren-Tetovë e Gjakovë-Shkodër

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se nuk do të dëshironte një rrëzim të shpejt të Qeverisë Kurti për shkak të interesit të qytetarëve.

Totaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se PDK ka qëndruar një kohë të gjatë në pushtet ajo nuk ka harruar si bëhet opozita.

“Do të bëjmë një opozitarizëm që është në hap me kohën. Nuk do të jemi arrogant dhe të dëmtojmë imazhin e Kosovës”.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se programi qeverisës i Kurtit në dukje nuk është i keq, mirëpo sipas tij mundësi për t’u zbatuar në praktikë është i pamundur, përcjell Telegrafi.

“Edhe premtimi i tij për shërbimin ushtarak bazuar në reagimin e ekspertëve nuk do të jetë i mundur për shkaqe financiare”.

Totaj thotë se premtimet e Kurtit për ndërtimin e autostradave Prizren-Tetovë dhe Gjakovë-Shkodër janë shumë qesharake kur dihet se është anuluar ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit.

“Kishte qenë në rregull nëse do të tregohej se nga do të siguroheshin mjetet. Por është pothuajse e pamundur me një buxhet prej 2.5 miliardësh të realizohen kaq shumë projekte”.

Nënkryetari i PDK-së thotë se nuk do t’i gëzohej faktit nëse kjo qeveri do të rrëzohej shumë shpejt pasi sipas tij është në pyetje interesi i Kosovës.

“Mirëpo qeverisja me dy parti që kanë orientime të kundërta, njëra e djathtë e tjetra e majtë. Është shumë e vështirë që programet të përafrohen. Nuk jam optimist i madh se kjo qeveri do të zgjasë shumë”, deklaroi më tej Totaj./Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit