Mbyllet mbledhja te Barcelona, presidenti Bartomeu merr vendim pas debatit Mesi-Abidal

Mbledhja me dyer të mbyllura e Barcelonës, e mbajtur pas replikave të forta të Lionel Mesit kundër drejtorit të klubit katalanas Eric Abidal, duket se ka përfunduar me të gjitha palët të kënaqura.

Jo vetëm kaq, por presidenti i klubit të Barcelonës Bartomeu se ka kërkuar që argjentasi dhe francezi të pajtohen midis tyre.

Ndërkohë, nga mediat iberike mësohet se nuk do të merret asnjë masë drastike (penalizim, shkarkim etj) ndaj kapitenit të Barcelonës dhe ish-shokut të skuadrës Abidal.32-vjeçari iu përgjigj ish-shokut të skuadrës që të përmendë emrat e futbollistëve të Barcelonës që nuk janë paraqitur si duhet në fushë gjatë kohës kur ekipi drejtohej nga Ernesto Valverde.

Messi i bëri thirrje Abidalit që eksponentët e klubit të mbajnë përgjegjësitë që u takojnë.Dy ditë më parë, Abidal kritikoi lojtarët e Barcelonës se nuk janë impenjuar sa duhet në fushë duke aluduar se ata kanë krijuar një krizë të brendshme. Këto fjalë nuk u pritën mirë nga Mesi.

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Lajmet e Fundit