9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Fishekzjarrët shkaktojnë tri zjarre në komunë të Prizrenit

estimi i ndërrimit të motmoteve ka filluar në çdo cep të Kosovës.
Bashkë me këtë kanë filluar edhe festimet me fishekzjarre e mjete tjera piroteknike, me që rast tri incidente zjarri kanë ndodhur në Prizren, të cilat dyshohet se janë shkaktuar prej tyre, ku po ashtu edhe një person është duke marrë trajtim mjekësor.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi policor për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Kemi të raportuar për një lëndim trupor, në dorë të një mashkulli i cili këtë lëndim e ka marrë nga mjetet piroteknike, momentalisht ai është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë” ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu ka treguar edhe për incidentet që kanë ndodhur e që dyshohet se janë shkaktuar nga fishekzjarret por që njësiti policor ende është në hetim, njofton Klan Kosova.

“Në Lubishtë ka ndodhur një zjarr por që është lokalizuar nga banorët, në Suharekë ka ndodh një incident me zjarr dhe flakë ka marrë edhe kulmi i Shkollës “Motrat Cirjazi në Prizren”, ka shtuar Gashi.

Njësitet policore janë në vendet e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastet.

Më Shumë

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lajmet e Fundit