-4.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Fjeta me të vetëm një natë, e po vuaj tërë jetën!

Fillova me punë kameriere në një hotel në Durrës. Puna ishte shumë e lodhshme dhe mënyra se si të trajtonin nuk ishte shumë e mirë. Punoja 10 deri në 12 orë në ditë dhe gjithë kohës isha e zënë, sepse kishte jashtëzakonisht shumë punë. Mund të gjeja shumë punë të tjera, por nuk e lija dot këtë që kisha, për shkak të kontratës. Puna si kameriere nuk më pëlqente aspak, por fitoja mirë dhe ishte e vetmja gjë që po më mbante në Durrës për momentin, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, J., nga një qytezë e Kosovës.

Ishte e premte dhe unë kisha pushim. Atë të premte një shoqe imja më ftoi në një klub luksoz. Vesha fustanin më të bukur që kisha dhe shkuam. Vendi ishte shumë luks dhe të gjithë ishin veshur shumë bukur; ishte një mrekulli. U ulëm në një qoshe me shoqen time dhe mezi e gjetëm atë vend. Filluam të qeshnim kur pamë menynë, sepse çmimet ishin jashtëzakonisht të larta dhe ne porositëm nga një gotë verë…

Afër nesh kishim një tavolinë me disa djem që ishin veshur shumë bukur.

– Ata janë shumë të bukur – i thash shoqes sime dhe bëmë sikur nuk na interesonin.

Më pas erdhi kamerierja me dy gota verë të tjera, e që na i kishin porositur ata që ndodheshin përball nesh. Ne i falënderuam duke ngritur gotën. Më pas ata u larguan dhe unë i thash shoqes sime:

– Shiko, nuk është se u pëlqyem ne, thjesht, na panë si gjynah!

Pas disa minutash erdhi djali biond që ishte më përpara dhe na tha:

– Ne jemi ulur poshtë. Dëshironi të vini te tavolina jonë?

Ne shkuam poshtë dhe aty u takuam me djemtë e tjerë. Aty ishte dhe ai për të cilin, që në momentin e parë që e pash, mendova: “Unë do të bie në dashuri me këtë”. Djemtë ishin nga Suedia dhe kishin ardhur për pushim në Durrës. Më pas, djali biond u largua dhe unë fillova të flisja me djalin që pëlqeja. Ishte brun, i veshur shumë bukur. Më pas, djali biond erdhi me dy vajza të tjera shumë të bukura dhe djali që unë pëlqeja iu afrua atyre.

“E humba”, mendova. Më vonë ai m’u afrua edhe mua, më preku në faqe dhe më pyeti pse isha aq e ngrohtë. E kuptova që edhe ai më pëlqente pak dhe isha duke përjetuar momente shumë të bukura. Shoqja ime u largua dhe më pyeti nëse do të shkoja me të. Unë i thash: “Të lutem, rri edhe pak se mua po më pëlqen shumë ky djalë”, por ajo u largua dhe unë qëndrova vetëm. Në fund ata paguan dhe po largoheshin. Unë qëndrova aty. Ai erdhi dhe më pyeti: “A mund të të puth?”. Unë ia drejtova faqen dhe ai më tha me një zë të ulët, të ëmbël: “Buzën” dhe më puthi në buzë. Ishte puthja më e ëmbël që kisha marrë ndonjëherë. As që e kisha imagjinuar ndonjëherë që t’më pëlqente kaq shumë dikush në aspektin fizik, sepse në aspekte të tjera nuk e njihja. Unë djemve gjithmonë u gjeja defekte, por me atë isha shumë e tërhequr, më pëlqente shumë. Ai më puthi dhe u largua.

Unë shtanga dhe mendova: “O Zot, po sikur të mos kthehet më?!”. Prita disa minuta dhe ai u kthye e më tha:

– Të lutem, eja me mua sonte. Jam shumë i disponuar dhe dua ta kaloj një natë të paharrueshme…

Unë i thash: – Jo, më vjen keq, nuk vij dot.

Nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë, të shkoja me një djalë që sapo e kisha njohur në klub, por kur e pash që po largohej, ia kapa dorën dhe shkova me të.

Morëm taksinë dhe shkuam në hotelin ku ai rrinte. Ç’të shikoje! Një hotel me 5 yje, super luksoz. Ndjehesha shumë në siklet, sepse nuk më kishte ndodhur ndonjëherë të shkoja të flija me dikë që sapo e kisha njohur, por ai më pëlqente dhe çdo gjë e tij më bëri të ndjehesha shumë mirë. Nuk më zinte gjumi, ndërkohë që mbaja të shtrënguar dorën e tij dhe nuk fjeta fare, tërë natën. Në mëngjes ai u zgjua dhe unë e pyeta se si ndjehej. Më tha se ndjehej mirë, sepse kënaqësi të tillë në shtrat nuk kishte kaluar përjetuar si me mua… Më tha se ishte 37 vjeç. Pastaj, erdhën shokët e tij në dhomë dhe unë e pyeta se deri kur do të rrinte. Ai më tha: “Do të kthehem në Suedi të hënën”.

Pas pak bëra dush dhe u largova. Kur po largohesha, më pyeti nëse kisha kaluar një natë të bukur. Unë i thash po dhe u largova me një ndjenjë trishtimi…

Ditën e hënë e mora në telefon hotelin dhe ata më thanë se ai ishte larguar. Fillova të qaj. E kisha humbur përgjithmonë dhe nuk i thash se sa shumë më kishte pëlqyer dhe sa mirë isha ndjerë. Më ka ngelur peng edhe sot.

Edhe pas një viti ende e mendoj. Kam kontrolluar gjithandej në internet dhe rrjete sociale që ta gjej, por nuk e kam gjetur dot.J. /Kosovarja/

Më Shumë

‘Nuk ka kush më telefonon çdo të shtunë’/ Një vit pa kolosin e humorit Zef Deda, Jul Deda: Njeriu vdes kur harrohet, jo kur...

Një vit më parë u nda nga jeta kolosi i humorit shqiptar, aktori “Mjeshtër i Madh” Zef Deda duke lënë pas një dhimbje të...

Nusja rrihet nga vjehrri dhe kunati i saj në Rahovec

Një grua ka raportuar se më 30.10.2024 pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe kunati, në Rahovec.   Në raportin 24 orësh...

Lajmet e Fundit