Atentati në Elbasan, 20 mijë € për identifikimin e autorit

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes së ditës së djeshme në lagjen “5 Maj”, në rrugën “28 Nëntori” në Elbasan. Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Volkswagen “Golf”, me targa AA 997 NE, duke plagosur brenda tij, shtetasin Bledar Muça 37 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu si pasojë është plagosur aksidentalisht edhe Matilda Kërmezi, 49 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë punonjëse e policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila ka qenë duke kaluar rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Të dy shtetasit u dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, vë në dispozicion shumën prej 20.000 Euro për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë informacion të saktë në numrat e celularit: 0694110853 dhe 0694100003 dhe në numrin pa pagesë 129.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit