Flet Besian Shala i PDK-së: Nuk ia premtova askujt aderimin në LDK të Prizrenit

Anëtari i Kryesisë së RDK-së në Prizren Besian Shala nuk ka kaluar në LDK. Ai ka pranuar që të vazhdojë që kontributin e tij të japë në PDK.

“Nuk është e vërtet se kam dashur të kalojë në LDK. Unë kam biseduar me kryetarin e të rinjëve të LDK-së në Prizren, por nuk kam marrë vendim”, ka treguar Shala për PrizrenPress”

“Është e vërtet se jam i zhgënyer me kryetarin e RDK-së Shkodran Kryeziun, por pas takimit që kam pasur me Kujtim Gashin i kemi qartësuar problemet”,tregon ai.
Ndërkaq, LDK-ja në Prizren dje ka njoftuar se do të aderojë sekretari i PDK-së në Prizren.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi tha se LDK-ja ka keqpërdorë një muhabet privat të Shalës.
“Unë jam takua sot me Besianin. Ai më tha se nuk është e vërtet se do të kalojë në LDK, por ia kanë keqpërdorë një muhabet privat”, tregon Gashi për PrizrenPress”.
LDK-ja në Prizren ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar rreth dështimit të aderimit të Besian Shalës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit