8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Flet Lasgushi

Shkruan: Skender Berisha

Fjalë maje prushi ndezur e përndezur
një grimë shkëndijë më shumë flakë
gurgullon ai shpirt – shpirtush i thelli
fjala del prej fundesh kërkund nuk ngeli
e të merr e të ngritet gjoksi tepërpjeta
sikur fryn prej Malit të Thatë me rregëtima
bie mbi liqe kaltroshin ajo fjalëvetëtima
ngriten valët sikur nositët sa të jetë jeta
bie teposhtë e tepërpjetë gjoksit me prush
fjalë e ngjeshur valë pas vale tashti po bredh
edhe djeg si nuk djeg kur shkel përmbi ledh
ngritet vjersha si pjergull plotë kokrra rrush
më tutje te zalli anija e lodhur u përpoq
nëpër prush të gjoksit tim diçka u ringjall
shkoi e t’u fërfëllua mu te guri një koran
sikur erdhi të më thotë:mos m’u lodhe jaran
21 maj 2015,Prizren

Më Shumë

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

Lajmet e Fundit