13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

PDK e LDK drejt divorcit: Në vjeshtë zgjedhje të reja?

Koalicioni për bashkëqeverisje, i lidhur ndërmjet dy partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike e Lidhjes Demokratike, nuk ka jetë të gjatë. “Ky koalicion po shkon drejt prishjes, ani pse nuk i ka më shumë se 6 muaj që kur u lidh”, kështu i tha Televizionit Rrokum një zyrtar i lartë PDK-së.
Telashet brenda koalicionit kanë nis, pasi që marrëveshjet e lidhura më 8 dhjetor në mes dy liderëve të këtyre partive, nuk po jetësohen.

Problemi i parë, sipas zyrtarit te PDK-së, është nisma e deputetëve të LDK-së që Gjykata Speciale t’i hetojë vrasjet e pasluftës. “E këtë nuk e pranon në asnjë mënyrë PDK”.

“Po ashtu, PDK është e pakënaqur me mosgatishmërinë e qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, që sa më shpejt të nis punën për përpilimin e Ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe fillimin e përgatitjes së amendamenteve kushtetuese për krijimin e ushtrisë”.

E LDK-ja, sipas këtij burimi, nuk ka heq dorë prej kërkesës që ushtria e Kosovës të quhet FARK e jo FAK.

Krejt këto nuk janë telashet e vetme te partnerëve te koalicionit.

Marrëveshjes se Mustafës e Thaçit, po i has sharra në gozhdë, te pajtimi i tyre, që me 2016, Hashim Thaçi të zë vendin e Atifete Jahjgës, si president i ardhshëm. Edhe pse marrëveshja e lidhur mes tyre ia garanton Thaçit postin e te parit te shtetit, kjo nuk po përkrahet nga deputetët e LDK-së. Disa deputetë të LDK-së hapur e kanë bërë me dije se kjo pikë nuk do të jetësohet.

“Krejt këto mospajtime, e në veçanti mosgatishmëria e deputetëve të LDK-s, për t’ia dhënë votën e tyre Thaçit për President, janë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në vjeshtën e sivjetme”, tha burimi i TV Rrokum.

Sipas këtij zyrtari, Partia Demokratike tashëm e ka ndarë mendjen për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Para disa ditësh në Televizionin Rrokum, deputeti i LDK-së Armend Zemaj, deklaroi se LDK duhet të ketë kundërkandidat nëse Thaçi hyn në garë për president.

Po ashtu zyrtari i PDK-së ka thënë se tashmë kjo parti i ka nis bisedat me Nismën e Fatmir Limajt, duke paralajmëruar mundësinë që në këto zgjedhje të hyjnë me listë të përbashkët zgjedhore . /TV Rrokum/

Previous article
Next article

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Lajmet e Fundit