2.3 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Flet për herë të parë Alma K., vajza në videon që fundosi Safet Gjicin

Media nga Shqipëria, Ora News ka zhvilluar një bisedë telefonike me Alma.K vajzën e cila një ditë më parë doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin.

Ajo tha se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjetër për të kryer filmime apo për ta shantazhuar Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesve të policisë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News e reja shpesh herë ka qenë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidente të ndryshme.

Më Shumë

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Lumni Lushaj Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek...

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Lajmet e Fundit