Flora Brovina e merr përsipër fajin – pranon se nuk e verifikoi mirë fotografinë

lora Brovina si duket ka vendosur ta sakrifikojë vetën duke mos treguar se kush e mashtroi. Ajo thotë që fotografinë nuk e ka verifikuar në momentet e fundit ndërsa ka kërkuar falje, raporton Gazeta Express.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalur para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besu asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.

“Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, tha Brovina, raporton Gazeta Express

“Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd”, tha ajo.

E pranoi se fotografinë nuk e ka verifikuar, para se të dilte me deklarata bombastike në publik.

“Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina, transmeton Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodh diku në Dukagjin, kështu më kan thënë, tha ajo duke insistuar që të mos i bëhen më shumë pyetje.

“Mos mi boni ka 100 pyetje”, u tha ajo gazetarëve.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit