13.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

FOL: Qeveria nuk e ka realizuar as gjysmën e planit të punës

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të realizojë as gjysmën e planit të punës, të paraparë për periudhën janar-shtator 2020. Kështu thotë raporti i Lëvizjes FOL e cila ka publikuar monitorimin e planit të punës së Qeverisë për periudhën nëntë mujore.

Nga raporti del se Qeveria Hoti realizoi vetëm 46 % të planit të punës për periudhën janar-shtator 2020.

Mexhide Demolli, drejtoreshë në Lëvizjen FOL e ka konsideruar të çuditshëm faktin që në planin e punës së Qeverisë Hoti ka pasur aktivitete, realizimi i të cilave është paraparë në muajt para se kjo qeveri të formohej.

“Çka ka qenë për ne e çuditshme ka qenë se pavarësisht që Qeveria Hoti ka ardhur në pushtet në qershor të këtij viti, në planin vjetor të punës ka pasur aktivitete realizimi i të cilave është paraparë në maj, pra këtë periudhën para Qeverisë Hoti, përgjigjën që vet zyrtarët na kanë thënë pse kanë ndodhur ky planifikim kështu, sepse kanë qenë punë që kanë mundur me u përfundua, me u nisë edhe me u përfundua edhe pa qenë qeveria funksionale. Por për ne është prapë e çuditshme sepse një qeveri e miraton planin e saj dhe nuk mund të bazohemi në aktivitetet në retrospektivë që kanë qenë të paraparë. E ftojmë Zyrën e Kryeministrit që e kanë hartuar këtë plan të na japin sqarime. Pavarësisht që këto aktivitete janë të parapara para qershorit, fatkeqësisht shumica janë të parealizuara”, tha ajo.

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL tha se shkaku i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, disa prej ministrive kanë deklaruar se shumë aktivitete i kanë ende në proces.

Ai tha se Ministria e Pushtetit Lokal është një prej ministrive që i ka paraparë nëntë aktivitete dhe i ka realizuar të gjitha, ndërsa shtoi se Ministria e Shëndetësisë nuk ka përfunduar realizimin e asnjë prej aktivisteve të parapara.

“Ne e kemi bërë monitorimin e 15 ministrive dhe Zyrën e Kryeministrit në periudhën janar-shtator 2020 nga gjithsej 154 aktivitete që janë paraparë të përfundohen deri në fund të shtatorit, kemi parë që vetëm 71 aktivitete që janë realizuar, rreth 46% e aktiviteteve janë realizuar, plani i punës së Qeverisë, ndërsa 54% e ak6tiviteteve ende nuk janë realizuar”, tha Hoxha.

Ai bëri të ditur se Zyra e Kryeministrit ka realizuar 37% të aktiviteteve.

“Në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për periudhën janar-shtator 2020 janë paraparë të realizohen gjithsej 26 aktivitete nga këto vetëm dhjetë janë përfunduar, ndërsa 16 ende nuk janë përfunduar. Realizimi i punës për janar-shtator të Zyra e Kryeministrit 37% e aktiviteteve janë realizuar, 59% nuk janë realizuar sipas planit të punës ndërsa 4% janë disa prej aktivisteve janë në proces dhe janë të padënuara”, tha ai.

Ai bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka paraparë realizimin e 3 aktivitete dhe ka arritur të përfundojë vetëm një, ndërsa Ministria e Zhvillimit Rajonal ka realizuar të gjitha aktivitetet e parapara për këtë periudhë.

Ministria e Drejtësisë kishte paparaparë 25 aktivitete për këtë periudhë dhe ka realizuar 10 prej tyre.

E në kudër të Ministrisë së Financave janë paraparë gjithsej shtatë aktiviteteve, nga këto janë realizuar gjashtë prej tyre.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar 14.3% të aktiviteteve të parapara, ndërsa Ministria e Jashtme dhe Diasporës ka realizuar një prej 5 aktiviteteve të parapara.

Ministria e Tregtisë dhe industrisë ka realizuar 3 aktivitete nga 4 sa i kishte planifikuar, ministria e Arsimit ka realizuar 16 aktivitete nga 22 sa i kishte planifikuar, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka realizuar 23% të aktivisteve.

E Ministria e Infrastrukturës ka realizuar dy aktivitete nga shtatë sa i kishte paraparë.

Ministria e Arsimit ka realizuar 16 aktivitete nga 22 sa i kishte planifikuar, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka realizuar 23% të aktivisteve.

E Ministria e Infrastrukturës ka realizuar dy aktivitete nga shtatë sa i kishte paraparë.

Lidhur me këtë raport, Ambasadorja holandeze në Prishtinë, Carin Lobbezoo, tha se ky raport është në kohë të duhur, i cili vjen pas publikimit të Raporti i Progresit të Komisionit Evropian.

“Ky raport, pasi që monitoron realizimin e Planit të Qeverisë nga secila ministri, mund të shfrytëzohet si një udhërrëfyes i rëndësishëm për Qeverinë, në mënyrë që të reflektoj në punën e saj, dhe të fokusohet në ndryshimet e nevojshme”, tha ajo.

Ky publikim nga Lëvizja FOL vjen në kuadër të projektit “Forcimi i Transparencës dhe Llogaridhënies për Reformat”, me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Prishtinë.

Kujtojmë që nga janari e deri më 2 shkurt ka qenë në detyrë Qeveria Haradinaj e më 3 shkurt është votuar Qeveria Kurti dhe me 3 qershor u votua Qeveria Hoti.

Më Shumë

Urimi i Selmanajt për festën e Fitër Bajramit

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka vizituar Bashkësin Islame. Ai ka uruar të gjithë besimtarët Islam për festën Fitër Bajramit. "Dashuria për atdheun dhe...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit