8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Formula e mundshme e transferimit të Ronaldos në Manchester City

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Premier Ligë në ditët e ardhshme. Koha dhe kërkesa e lartë e Juventusit për çmimin e kartonit të tij është kundër pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, shkruan Insporti.com.Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka udhëtuar për në Torino në mbrëmjën e së mërkurës për ta shpejtuar largimin e klientit të tij nga Juventusi.

Sipas gazetarëve italianë, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, Mendes ia ka ofruar Manchester Cityt, Ronaldon, por situata është e komplikuar.City nuk dëshiron të paguajë 25 milionë euro dhe Pep Guardiola dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus, të cilin italianët e duan si pjesë e marrëveshjes.

Ish ylli i Real Madridit është në kontratë me Juventusin deri më 2022.Deri më tani klubi italian nuk pranuar ende asnjë ofertë konkrete nga kampioni anglez apo edhe nga ana e Ronaldos kërkesë për t’u larguar. Por, kjo mund të ndodh gjatë ditës së sotme.

Për shërbimet e Ronaldos i interesuar është vetëm Manchester City.Kampioni anglez dhe Ronaldo kanë kohë edhe pesë ditë për të kompletuar transferimin, pasi më 31 gusht mbyllet afati kalimtar i verës.

Ronaldo e dëshiron largimin nga Juventusi pas rikthimit të trajnerit Maxmiliano Allegri në pankinë.Në rast të kalimit të yllit portugez në Manchester City, atëherë tifozët e Manchester United dhe vet klubi do të ndihen të tradhtuar nga legjenda e tyre, pasi do të veshë fanellën e rivalit të qytetit.Ronaldo, 36 vjeçar, me Manchester United ka fituar tre tituj të kampionit, një Ligë të Kampionëve dhe “Topin e Artë” në vitin 2008. /Insporti.com/

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit