-1.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Forumi Transparenca, organizon debat me temën “Siguria dhe masat ndëshkimore”

forumi transparencaForumi Transparenca nesër organizon debatin me temën “Siguria dhe masat ndëshkimore”. Debati në fokus do të ketë sigurinë në Komunën e Prizrenit.”Debati mbahet më 29 tetor 2014 (e mërkurë) me fillim në orën 12:00 në Kompleksin Evropa (salla e takimeve, kati i parë), Prizren”, njofton Forumi Transparenca.

Pjesëmarrës në këtë debat do të jenë përfaqësues nga Gjykata Themelore në Prizren, Prokuroria Themelore në Prizren, Policia Rajonale e Prizrenit, nga KKSB në Prizren dhe përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit. Debati do të drejtohet nga gazetari Petrit Kryeziu, anëtar i Forumit Transparenca.Debati do të trajtojë çështjen e sigurisë në Komunën e Prizrenit sikurse edhe masat Ndëshkimore, me fokus, sigurinë në shkolla, kamerat e sigurisë, vjedhjet, armëmbajtjet pa leje sikurse edhe politikat ndëshkimore, statistikat nga veprat penale më të shpeshta gjatë këtij viti në Komunën e Prizrenit, etj.

Debati do të ketë një përballje mes pjesëmarrësve, anëtarëve të Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë opozitare në Prizren.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të këtij viti, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon restaurimi i “Hanit dhe Nallbanit të familjes Kovaç” në Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) Prizren ka finalizuar restaurimin dhe konservimin e asetit të mbrojtur kulturor “Hani dhe Nallbani i familjes Kovaç”. Punimet...

Fisnik Rugova, MVP i javës

ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante, ku nuk ka favoritë dhe dallimi mes skuadrave është shumë i vogël, ku vendi i...

Lajmet e Fundit