7.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

FOTO/ Dënohet me burgim të përjetshëm, grekja që theri të riun shqiptar

Dënohet me burg të përjetshëm grekja e cila vrau një vit më parë shqiptarin Valton Loka, në Kretë. Në seancën gjyqësore të sotme autorja sulmoi me fjalë të ashpra bashkëshorten e viktimës, madje u desh ndërhyrja e policisë që të qetësonte gjakrat.

Gjykata greke ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçaren e droguar që vrau me thikë shqiptarin Valton Loka, ngjarje e ndodhur Nëntorin e 2017 në ishullin e Kretës.

Në seancën e sotme gjyqësore, ishte edhe bashkëshortja e shqiptarit të ndjerë. Ajo fajësoi autoritetet greke se askush nuk i ka ardhur në ndihmë asaj dhe dy fëmijëve.

Gruaja shqiptare tronditi me dëshminë e saj, duke përshkruar se humbi bashkëshortin, shtyllën e familjes së saj. Ai u vra pa shkak, dhe gruaja mbeti e vetme me dy fëmijët e saj të mitur, më i madhi 7 vjeç. Ajo tashmë është larguar nga Kreta dhe jeton në Gjermani.

“Ajo vrau 4 vetë, burrin tim, mua dhe dy fëmijët tanë. Përse shteti nuk më mbrojti atë ditë? As gjykatat, as policia, as spitali… Askush nga institucionet përkatëse nuk funksiononte siç duhej”, tha e përlotuar e veja e 35-vjeçarit shqiptar.

Nga ana tjetër, autorja 27-vjeçare, e cila rezulton të jetë e droguar dhe e prekur nga virusi HIV/AIDS, tha në sallën e gjyqit se, “Nuk mund ta shikoj në sy gruan të cilës i mora jetën e burrit”. Ajo shtoi gjithashtu se me viktimën kishte marrëdhënie të mira, i cili shpesh e ndihmonte duke njoftuar ambulancën sa herë që ajo ndihej keq për shkak të drogës.

Grekja 27-vjeçare kërkoi nga gjykata që t’i jepej një mundësi për t’u futur në një qendër rehabilitimi dhe të rifillonte jetën nga e para. Më pas nisi të mallkonte dhe të kërcënonte të venë shqiptarit të vrarë. Situata në sallën e gjyqit u tensionua kur e pandehura tentoi ta sulmonte, por situata u vu nën kontroll.

Ndërsa prokurori i çështjes tha se autorja kishte vepruar me urrejtje ndaj viktimës dhe nuk ishte penduar për krimin që kishte kryer, duke kërkuar kështu dënim maksimal për 27-vjeçaren. Deklarata e tij nxiti reagimin e ashpër të të pandehurës. Gjykata e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe 2 mijë Euro gjobë.

Shqiptari 35-vjeçar, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç, u vra në 10 nëntor 2017 në Kretë, Greqi nga fqinja e tij, 27-vjeçare, përdoruese droge. Familja e tij jetonte prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë.

Mësohet se autorja ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 27-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen. Shqiptari 35-vjeçari u përpoq të ndihmonte 27-vjeçaren e cila është përdoruese e drogërave, por ajo e goditi me thikë në kraharor duke e lënë të vdekur në vend.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë. Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit dhe i gjeti dy thika, njëra me gjakun e viktimës. Dyshohet se ajo mund të ketë qenë e droguar në momentin e krimit.

Autorja e vrasjes së shqiptarit, ishte lënë e lirë nga autoritetet vetëm disa orë përpara se të kryente krimin. Vajza ishte arrestuar dhe akuzohej për grabitje, ndërkohë që me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar grek vendosi që 27-vjeçares t’i jepej një shans për t’u rehabilituar meqenëse është përdoruese droge. Kështu, e reja e cila është diagnostikuar edhe me HIV/AIDS, u la e lirë me kusht disa orë para se t’i merrte jetën 35-vjeçarit shqiptar Valton Loka.

Vajza ishte abuzuar seksualisht në moshë të re dhe gjatë viteve të fundit ka udhëtuar mes Athinës, Rodhosit, Kretës duke shitur trupin e saj.

Në orët e para të ditës së krimit, ajo kishte marrë ndihmën e parë në spital për shkak të gjendjes së dobët nga përdorimi i drogës dhe më pas ishte kthyer në shtëpi.

 

Më Shumë

Edhe Malisheva nis fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor”

Sot, nën udhëheqjen e Koordinatorës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, dhe drejtuesve institucionalë e shoqërorë, nisi fushata “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës dhe Diskriminimit...

Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk...

Lajmet e Fundit