Fotografitë: Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Çarls

Auron Tare – historian, anëtar pranë Komisionit Shkencor në UNESCO dhe kreu e themeluesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit – e cilësoi Qeparoin, si “ndoshta, fshatin më të bukur që ka Shqipëria” dhe u kthye shumë pas në kohë, duke iu referuar një takimi kur në Qeparo, u mblodh “gjysma e ekonomisë europiane”.

“Në klubin e fshatit, ishte gjysma e ekonomisë europiane. Ishte pronari i Benz Mercedes, ishte Mak Getty i famshëm i naftës, ishte Johnny Pigozzi, presidenti i Citrown” – tha ai i ftuar në “Opinion”.

Tare, rrëfeu se e pranishme qe edhe Camilla Parker Bowles, bashkëshortja e tanishme e princit Charles, dukesha e Cornwall-it.

“Interesante ishte që asnjë prej banorëve të fshatit, nuk i njohu,” – tregoi Tare, i cili shtoi se, gjatë një takimi në Londër, Camilla e kujtonte si histori shumë të veçantë.

Auron Tare tha se në atë kohë, gruaja e pronarit të Mercedes-it kërkoi të blinte të gjithë fshatin, ta kthente në koloni artistësh dhe ta shndërronte në një vend të denjë për kinemanë dhe turizmin, por “fati nuk shkoi në drejtimin e duhur”.

Qeparoi është pjesë e Rivierës shqiptare i pozicionuar në komunën e Himarës, Vlorë. Emri mendohet se vjen nga fjala greke “kipos” që do të thotë kopsht.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit